12:32 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Urimi i Bahtirit për Pashkët

Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve. Bahtiri në urimin e tij ka kërkuar që të gjithë së bashku të punojnë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Mitrovicës.

Urimi i Bahtirit:

Të dashur bashkëqytetarë!

Më lejoni që në emrin tim dhe gjithë qytetarëve të Mitrovicës,  besimtarëve  krishterë, t’i uroj festën e Pashkëve  Katolike duke dëshiruar që  kjo festë të jëtë symbol i bashkimit, solidaritetit, humanizmit, tolerancës dhe paqës.

Të vazhdojmë të punojmë e të përpiqemi të gjithë së bashku, për një të ardhme gjithnjë e më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës së Mitrovicës.