16:30 / E Hënë, 23 Janar 2023 / AR

Urimi i Eros Grezdës për ditëlindjen e gruas, i mat dashurinë me fenomenin ‘’Luiz’’

23 janari është një datë e veçantë për Ajsel Abazin.

Modelja e njohur që para pak javësh i dha fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë lidhjen me Eros Grezdën, ditën e sotme feston ditëlindjen e saj.

E në këtë ditë speciale padyshim nuk do të mungonte një urim dhe befasi nga futbollisti, i cili nuk mund të ishte më epik se kaq.

‘’Edhe 100 zemër të dua më shumë se Luizin’’, shkruan në letrën, të cilën bukuroshja e ka shpërndarë për ndjekësit me mbishkrimin: Kur bashkëshorti juaj është më romantik se sa ju e keni imagjinuar ndonjëherë.