11:10 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / MSH

Urimi i veçantë pë Pavarësi i personaliteteve të kulturës dhe sportit

Dua Lipa, Rita Ora, Majlinda Kelendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Blerta Basholli, Samir Karahoda, Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri, janë personalitetet kosovare që janë bërë sinonim i suksesit në botë.

Të gjithë veç e veç kanë ururar Pavarësinë e Kosovës, duke bërë thirrje që të punohet edhe më shumë për të çuar vendin përpara.

Në videon e përpunuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, këta amabasadorë të Kosovës përshëndesin të gjithë shqiptarët në këtë ditë të shënuar.