09:18 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / AR

Urimi serioz dhe pa humor i Bufit për ditëlindjen e gruas

Ditën e sotme bashkëshortja e aktorit kosovar, Fatmir Spahiu, ka ditëlindjen.

Por, në këtë ditë speciale ajo ka pasur një kërkesë serioze ndaj tij.

Ishte aktori ai i cili tha se bashkëshortja Zana i kishte thënë mbrëmë që t’ia urojë ditëlindjen seriozisht, pa bërë humor.

“Zana jem me tha mbreme, nese don me ma uru ditelindjen ne rrjete sociale, uroje seriozisht dhe pa humor. Dmth zemer urime ditelindjen serziozisht dhe pa humor. Hahahhaha.Ti je Zana e Malit, Lisit dhe Bufit. U plaksh shendeteshem dhe me plote te mira! #birthdaygirl“, shkroi krahas publikimit./Indeksonline/