19:53 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Urina ia hëngri lëkurën, ky është rrëfimi tmerrues i amerikanes 37-vjeçare

Një trajnere për stërvitje, e cila ishte një alkooliste “24 orë në ditë” për gjashtë vjet thotë se ajo goditi “gurin” kur ajo u bë aq e dobët si rezultat i një infeksioni.

Jessica Landon, 37-vjeç, nga Rancho Cucamonga, California, u zhvendos në Los Anxhelos kur ishte 19-vjeçe me ëndrrat për t’u bërë aktore dhe model.

Ajo ishte pjesë e ahengjeve në rezidencën e ish-shefit të Playboy Hugh Hefner, por së shpejti filloi të shndërrohet në një alkooliste.

Si 26-vjeçare, Landon pinte vodka aq shpesh sa që mbante vazhdimisht një shishe të mbushur pranë.

Si pasojë e gjithë kësaj, ajo pësoi një hemorragji të trurit, por pas shërimit në janar 2014 mori një infeksion në urinë që nisi t’ia shkatërrojë lëkurën.

“E dija se po vdisja shpejt dhe isha e pashpresë. Kërkova ndihmë nga ish- i dashura, i cili erdhi të nesërmen në mëngjes me një ambulancë”, tregon Landon.

Kur ajo shkoi në spital, përmbajtja e alkoolit në gjakun e saj ishte 0.533 – gjashtë herë nga kufiri i lejuar për të pirë para ngasjes.

Të gjitha organet e saj po dështonin dhe peshonte vetëm 35 kilogramë. Landoni mori dy transfuzion të menjëhershëm të gjakut dhe ishte në rehabilitim për 16 ditë.

Ajo qëndroi në spital për një muaj dhe mësoi se si të ecë përsëri me terapinë fizike përpara se të shkonte në shtëpi me prindërit e saj.

Tash peshon 46.7 kg dhe ka hequr dorë nga alkooli, ndërkohë që pret fëmijën e parë me partnerin, Matthew, në dhjetor.

“Mendoj se ndarja e tregimeve tona me njëri-tjetrin është shumë e fuqishme dhe shëruese. Të qenit i thyer dhe i hapur – në çfarëdo mënyre – është një bekim i tillë, pasi bota ka nevojë për njerëz që të jenë të hapur”, tha ajo.