75 Mall Live Search
16:20 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Urrejtja e tifozëve të Napolit shkon deri në këtë masë

Edhe pse në shikim të parë Interi dhe Milani duken si rivalët kryesor të Juventusit, në vitet e fundit statistikat flasin ndryshe.

Napoli ka qenë skuadra që deri diku ka arritur ta mbajë rivalitetin në Serie A kundër Zonjës së Vjetër.

E urrejtja mes dy klubeve, sidomos tifozëve napolitan për Juven i ka tejkaluar kufijtë, shkruan indeksonline.

Kjo urrejtje u shtua edhe më shumë në momentin kur Juventus pagoi klauzolën e futbollistit më të mirë të tyre, Gonzalo Higuain.

E fotografit e skuadrës bardhezi nuk mund të qëndrojnë në raftet e maketeve në qytetin e Napolit.

Në DVD e FIFA 19 ku mbajnë fotografinë e Ronaldos janë zëvendësuar me ato të futbollistëve nga San Paolo.

Madje fotografia e portugezit është ndarë në katërsh për të mos u dukur fare. /IndeksOnline/