08:28 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

US Open: Konta humbet nga Garcia në rrethin e parë

Tenistja numër një në Britani, Johanna Konta është mposhtur në rrethin e parë të US Open për herë të dytë radhazi.

27-vjeçarja u mposhtë nga francezja, Caroline Garcia me rezultat, 6-2,6-2 në Flushing Meadows në Nju Jork.

Eliminimi i saj nënkupton se në kompeticionin në fjalë nuk ka mbetur asnjë teniste britanike pas humbjes së Heather Watson të hënën, transmeton IndeksOnline.

Konta ka rënë në vendin e 46-të në ranglistën botërore këtë vit.

”Garcia luajti në një nivel të qëndrueshëm gjatë gjithë ndeshjes, duke e bërë të vështirë për mua”.

”Ajo tregoi se pse është tenistja numër 6 në botë”, tha Konta./IndeksOnline/