19:43 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

E zyrtarizon largimin, futbollisti spanjoll nuk i menaxhon emocionet (Video)

Dani Garcia, futbollisti i Eibar do të largohet nga kjo e fundit pas përfundimit të këtij sezoni.

Garcia, 27-vjeçari do të largohet pas katër vitesh nga Eibar, shkruan IndeksOnline.

Ai sot u paraqit në konferencë duke zyrtarizuar largimin. Por, ish-futbollisti i Real Sociedad – nuk arriti t’i ndalte lotët gjatë konferencës.

Sipas medieve, Garcia pritet që të transferohet te skuadra e Athletico Bilbaos për sezonin e ri./IndeksOnline/