US Open: Osaka triumfon në finale për Williams
Naomi Osaka ka triumfuar në US Open pasi e nervozuara, Serena Williams ishte e përfshirë në disa skena dramatike me gjyqtarin e takimit në finale.
Williams kishte debatuar me gjyqtarin në fjalë në disa momente të ndeshjes, teksa Osaka arriti ta mposhtë amerikanen me rezultat, 6-2, 6-4 në Nju Jork.
20-vjeçarja, Osaka, e mbajti përqëndrimin e saj për t’u bërë japonezja e parë që fiton një Grand Slam, transmeton IndeksOnline.
Pas ndeshjes, Williams refuzoi që t’i shtrëngojë duart me gjyqtarin, Carlos Ramos.
Megjithatë, 36-vjeçari përgëzoi Osakan pas ndeshjes për triumfin e saj në Nju Jork./IndeksOnline/