18:39 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Osaka mund të bëhet japonezja e parë numër një në botë

Kampionia e re e US Open, Naomi Osaka mund të bëhet japonezja e parë numër një në botë, thotë ish-gjysmëfinalistja tjetër nga Japonia, Kimiko Date.

20-vjeçarja arriti fitore historike të shtunën përballë Serena Williams.

Por, Date thotë se triumfi i Osakas për herë të parë në një garë të tillë është i mrekullueshëm, transmeton IndeksOnline.

”Nëse ajo vazhdon të zhvillohet në mënyrën që ajo i ka kaluar dy javët e fundit, ajo mund të bëhet japonezja e parë numër një në botë”.

”Që ta mbash formën në këtë mënyrë, nga momenti i hyrjes në sallë e deri në pikën e fundit, nuk është e lehtë”, tha Date./IndeksOnline/