15:38 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Usain Bolt debuton në futboll [Video]

Rreth 20 minuta në fushë, disa sprinte, një rast i mirë për të shënuar me kokë dhe një humbje e ngushtë. Kjo është sinteza e debutimit të Usain Bolt me skuadrën norvegjeze Stromsgodset.

Rekordmeni i shumëfishtë në atletikë, në garat e 100 dhe 200 metrave, luajti në minutat e fundit të miqësores që skuadra e tij zhvilloi ndaj përfaqësueses U-19 të Norvegjisë, që fitoi minimalisht 1-0. Për Bolt ishte një eksperiencë e vyer para ndeshjes së bamirësisë që do të luajë me 10 qershor në “Old Trafford” të Manchesterit, stadium ku gjithmonë ka ëndërruar për të qenë protagonist.

Temat: