15:16 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Usain Bolt kalon 100 metra më shpejtë se Pogba që gjuajti penalltinë

Usain Bolt mban rekordin si njeriu më i shpejtë në sprintin 100 metra të gjatë.

Atleti nga Xhamajka ka arritur në finish për vetëm 9.58 sekonda në Kampionatin e Botës që u mbajt në Berlin në vitin 2009, shkruan indeksonline.

Por Pogbas iu deshën më shumë kohë për të kaluar vetëm 5 metra në ekzekutimin e penalltisë kundër Everton.

Ai eci me hapa shumë të ngadaltë për ta dekoncentruar portierin Jordan Pickford.

Portieri i Anglisë fillimisht e priti penalltinë por në tentimin e dytë francezi realizoi. /IndeksOnline/

Temat: