16:50 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Ushqime të dyshimta? Punëtoret e ‘Fast food’, zbulojnë se çka nuk duhet të porosisni kur shkoni tek ta

Punëtorët e restoranteve të ushqimit të shpejtë kanë ndarë disa ‘sekrete’ se çka nuk duhet të porosisni kur shkoni në to.

Stafi nga Britania e Madhe dhe SHBA kanë zbuluar se është mirë të shmangen disa gjëra duke përfshirë akulloret dhe pijet e gazuara.

Një nga makinat e vetë-shërbyese të akullores është si një shkak i mundshëm për shqetësim sepse brenda tyre formohet myk që rrezikon seriozisht shëndetin e njeriut. Në restorant të MC Dolands punëtorët zbuluan se kishin gjetur “kërpudhat e gjelbra” në makinën e akullores, shkruan Mirror.uk.

Gjithashtu në pijet e gazuara  ekziston shqetësimi tek bombolat e gazit që i mban të freskëta ato. Sipas tyre ato bombola lëshojnë erë të rëndë sepse ndërrohen shumë rrallë.

Ideja është që kur shkoni në MCdonalds apo King Burger ose restorante të tjera të ngjashme, mbani mend porosisni vetëm atë që i takon ushqimit të freskët. /Indeksonline/