Ushqimi ‘vdekjeprurës’ që e hamë të gjithë, çdo ditë

Kur shkojmë në supermarket shohim pafund lloje vajërash gatimi. Por në gjithë këto vajëra, është një që edhe pse nuk e blini kurrë për ta gatuar, ju e hani pothuajse përditë. Ndodhet në një sërë ushqimesh, përfshirë: bukën, çokollatën, margarinën, picat etj. Por mënyra si ai prodhohet, është e dëmshme për njerëzit, për ajrin që thithim dhe për botën e gjallë.

Po flasim për vajin e palmës – vajin më të famshëm në botë. Përdoret në shumë ushqime, ndonjëherë në sasi të mëdha. Në fakt, sipas disa vlerësimeve, ndodhet pothuajse në gjysmën e produkteve të supermarketit. Arsyeja pse mund të mos keni dëgjuar për të, është se për shumë vite është fshehur me emra të ndryshëm. Një urdhër i Bashkimit Evropian në 2014-ën, detyroi prodhuesit të tregonin kur përdorej në ushqime, por këto rregulla vazhdojnë të mos zbatohen në kozmetikë. Kështu që ju mund të mos e kuptoni që ai ndodhet në çdo produkt, nga shampoja deri te buzëkuqi.

Arsyeja pse vaji i palmës është kaq i famshëm për prodhuesit, është sepse cilësia e tij e bën një përbërës të papërpunuar të domosdoshëm. Ai është gjithashtu i lirë për t’u prodhuar. Në fakt, problemi nuk është vaji i palmës, por është ky:

Vaji i palmës prodhohet nga palma të rritura në zona të ulëta, me lagështi dhe klimë tropikale. Ato rriten në pyje tropikale, që janë shtëpi për kafshë si orangutanët dhe së bashku me prerjet dhe gjuetinë, shpyllëzimi i shkaktuar nga prodhimi i vajit të palmës ka bërë që disa lloje kafshësh të hyjnë në listën e specieve në rrezik zhdukjeje. Dhe nuk janë vetëm kafshët në rrezik. Në 2016-ën Amnistia Ndërkombëtare akuzoi industrinë për përdorim të fëmijëve për prodhimin e vajit të palmës.

Prodhimi i vajit të palmës ishte gjithashtu një nga faktorët që fshihej pas zjarreve në pyje në 2015-ën, të cilët shkaktuan një ndotje të madhe të ajrit, shpyllëzim dhe ndikuan në ndryshimin e klimës.

Pra cila është zgjidhja?

Mos e përdorni më vajin e palmës. Por shumë grupe fushatash nuk po kërkojnë bojkot, pasi vaji i palmës ka më pak pesticide se alternativat e tjera, si dhe është burim të ardhurash për shumë njerëz. Industria premtoi se do të prodhonte vaj pa dëmtuar pyjet, njerëzit dhe gjënë e gjallë, por sot shumë thonë që industria nuk i ka mbajtur premtimet.

Nëse nuk ndryshon mënyra si prodhohet, dëmi nga vaji i palmës do të vazhdojë.

Të fundit nga IndeksOnline