12:51 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

“Ushtar” i Met Kananit, i ekzekutuari i sotëm në Rrëshen akuzohet për 8 ton drogë

Policia nuk ka asnjë version deri më tani mbi shkaqet e mundeshme të ekzekutimit ditën e sotme të Armando Gjinit në mes të Rrëshenit, i cili mbante edhe emrin Tonin.

45 vjeçari u arrestua një vit e gjysmë më parë si pjesë e grupit të Met Kananit, i cilësuar nga mediat turke si “Eskobari i Ballkanit”.

Grupi i Kananit ku bënte pjesë edhe Gjini akuzohen se kanë dërguar 8 ton drogë në Turqi, për të cilën u arrestuan në kuadër të operacionin “Precizion” sëbashku me 37 persona të tjerë, shkruan Albeu.com.

Gjini doli nga burgu katër ditë pas arrestimit.

Më parë atij i kishin vendosur tritol në makinë, ku vrasësit nuk ia arritën qëllimit.

Tonin Gjini u vra sot në mes të Rrëshenit me një breshëri automatiku të lëshuar prej fuoristrade në autostradë.