75 Mall Live Search
18:45 / E Shtunë, 02 Maj 2026 / MSH1

Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje

Ambasada Britanike në Prishtinë ka bërë të ditur se Skuadroni C i Regjimentit të Kalorësisë Shtëpiake, ka marrë medalje të NATO-s.

Medaljet u ndanë nga The Princess Royal.

Sipas njoftimit, medaljet iu ndanë pas gjashtë muajve shërbim në Kosovë, ku ushtarët britanikë mbështetën misionin e KFOR-it në sigurimin e një ambienti të sigurt.