13:39 / E Hënë, 15 Mars 2021 / OSH

Ushtarët e Kosovës arrijnë suksese në SHBA, zënë vendet e dyta

Në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga 12-14 mars 2021 në Campin “Dodge” të Gardës Kombëtare të Ajovës është mbajtur Gara e Luftëtarit më të Mirë, ku në këtë garë pjesëmarrës nga FSK-ja ishin dy nënoficerë dhe një udhëheqës i garuesve.

Pjesëmarrja e FSK-së në këtë ngjarje është bërë në kuadër të partneritetit, që ka FSK-ja me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Nënoficerët e FSK-së kanë treguar profesionalizëm të lartë në këtë ngjarje, duke siguruar kështu vendin e dytë në dy disiplina “Ushtarin më të mirë” dhe “Nënoficerin më të mirë”.

Rreshteri Arjan Zabeli në disiplinën për nënoficerin më të mirë ka zënë vendin e dytë dhe tetari Alban Fetahu në disiplinën për ushtarin më të mirë gjithashtu ka zënë vendin e dytë.