75 Mall Live Search
10:14 / E Diele, 29 Qershor 2025 / Burim

Ushtarët e Maqedonisë së Veriut patrullojnë në Pejë (VIDEO)

Ushtarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët shërbejnë në KFOR, kanë patrulluar në komunën e Pejës.

Patrullimi mbetet një aktivitet thelbësor për trupat e KFOR-it, thuhet në njoftimin e lëshuar për media, derisa theksohet se aktiviteti u realizua me transparencë dhe paanshmëri.

“Prania e tyre e vazhdueshme në terren ndihmon në monitorimin e situatës së sigurisë, nxitjen e besimit midis komuniteteve lokale dhe mbështetjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it.