18:19 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Ushtarët e pakënaqur të UÇK-së paralajmërojnë protestë masive ditën e martë

Një grup i ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së janë shprehur të irrituar me listat me numër të madh të veteranëve.

Burime të Indeksonline bëjnë më dije, se ata do të organizojnë protestë masive të martën nga ora 11:00, në sheshin Skënderbeu me disa kërkesa.

Kërkesa e tyre kryesore është pastrimi i listave të veteranëve.

Po ashtu, ata kanë kërkuar që t’i njihet statusi i të gjithë atyre që e kanë çertifikatën Veteran-Invalid.

Kjo protestë do të vazhdoj pa ndërprerë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kujtojmë që lista përbëhet nga 46 mijë veteranë, dhe se Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimet në vitin e kaluar për dyshimet, keqpërdorim me statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Indeksonline/