21:16 / E Premte, 13 Maj 2022 / OSH

Ushtarët ukrainas zbulojnë thesarin gjatë luftimeve

Ushtarët ukrainas në Odesa kanë bërë një zbulim të rëndësishëm gjatë përpjekjeve të pandërprera për mbrojtjen e territorit të tyre nga pushtimi rus.

Ndërsa hapni një llogore në rrethinat e qytetit port, ushtarët ukrainas ranë në gjurmët e një thesari të vërtetë antik, të përbërë nga amfora mijëra vjeçare dhe objekte të tjera.

Menjëherë ata i dërguan reliktet në Muzeun Arkeologjik të Odesës dhe sipas ekspertëve, objektet i përkasin shekullit të IV-V përpara Krishtit.