15:58 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Ushtarit i vonohet aeroplani, detyrohet të shoh lindjen e vajzës përmes telefonit (Video/Foto)

Një ushtar amerikan ka vëzhguar gruan e tij përderisa po lindte vajzën e tyre përmes ‘Facetime’ pasi fluturimi i tij ishte vonuar.

Brooks Lindsey, nga Misisipi, SHBA, po përpiqej të udhëtonte në shtëpi të shtunën pasi u njoftua se gruaja e tij s’kishte shkuar në punë.

Megjithatë, kur fluturimi i tij u vonua papritur, ai u bllokua në aeroport dhe duhej të shikonte lindjen e vajzës së tij, Millie Fritz Anne Lindsey përmes Facetime, një aplikacion në iPhone për lidhje telefonike me kamerë, transmeton Indeksonline.

Një grua që po udhëtonte me ushtarin nga El Paso Teksas, kapi një imazh të tij derisa po shihte lindjen e vajzës.

Ndarja e kësaj fotografie mori më shumë se 111 mijë shpërndarje.

“Dua të ndajë këtë fotografi që mos të harrojmë kurrë ushtarët tanë që na shërbejnë çdo ditë dhe sakrificat që ata bëjnë”, është shkruar mbi fotografi duke sqaruar edhe ngjarjen.

Gruaja e tij gjithashtu ndaj një video të tij e cila u pa për më shumë se 158 mijë herë./Indeksonline/