21:24 / E Martë, 03 Gusht 2021 / OSH

Dalin jashtë kontrollit zjarret në Attica të Greqisë, flakë deri në 20 metra të larta ‘gllabërojnë’ shtëpitë

Pamje tronditëse nga Greqia, ku zjarret kanë marrë përmasa të frikshme, ndërsa flakë deri në 20 metra të larta po djegin gjithçka gjejnë përpara. Në zonë e Varybobi janë djegur disa shtëpi, ndërsa flakët po përhapen në mënyrë të pakontrollueshme.

Si pasojë e zjarreve u bllokuan disa banorë, por fatmirësisht u bë e mundur që të shpëtoheshim. Deri më tani janë evakuuar katër zona, Mortero, Adames, Fasideri dhe Ano Varybombi, në rajonin e Attica. Të gjithë banorëve iu dërgua një mesazh nga Mbrojtja Civile ku thuhej: “Nëse jeni në Thrakomakedones ose në Varybobi, evakuohuni tani në Acharnes!”

Sipas mediave greke, vatrat e zjarrit janë shumë të shpërndara, duke e bërë edhe më të vështirë shuarjen e flakëve. Ndërkohë është ndërprerë edhe qarkullimi i automjeteve në rrugën nacionale Athinë-Lamia.

Në aksion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 60 zjarrfikës, 4 helikopterë dhe 4 avionë, por nuk po bëhet e mundur vënia e zjarreve nën kontroll.