07:29 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018

Ushtria amerikane së shpejti me pushkë të reja automatike, që kanë fuqinë e një tanke

Ushtria amerikane do të fillojë të përdorë pushkë të reja të sulmit, të cilët thuhet se kanë fuqinë e goditjes sa një tanke.

Një formacion i Skuadrave “Next Generation Squaq” pritet të jetë në duart e trupave amerikane nga vitin 2022, shkruan The Military Times, transmeton Indeksonline.


Pushka 6.8 mm jo vetëm që ka fuqi tepër të madhe, por gjithashtu ka saktësi të përmirësuar nga distancat e mëdha. Po ashtu përshtat në të gjitha kushtet e motit dhe terrenit.

Zyrtarët e ushtrisë janë aq të kënaqur me rezultatin se ata thonë se “këto pushkë janë më të mirat nga çdo armë që ka ekzistuar deri më sot në tokë”.


“Kjo është një armë që mund të mposhtë cdo forcë të blinduar të trupit, pra çdo forcë të blinduar të trupit që mund të ketë në të ardhmen”, ka thënë shefi i Shtabit të Ushtrisë, gjeneral MarkMilley./Indeksonline/