Ushtria britanike thirret për të ndihmuar policinë në shpëtimin e personave të ngujuar në autostrada (Foto)
Ushtria britanike është thirrur sot për të ndihmuar policët në shpëtimit e të mbërthyerve në trafikun e bllokuar nga bora në autostrada.
Qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar në autostradën A31 në Hampshire dhe A38 në Devon, me temperatura që ekstreme të ultë, raporton Metro, transmeton Indeksonline.
Shumë prej tyre mendohet se kanë qenë në rrugët kryesore për orë të tëra në zonë, ku janë lëshuar paralajmërimet për borë nga Zyra e Meteorologjike.
Pas kësaj është thirrur që ushtria të marr situatën në dorë para se të vdesin shumë njerëz të ngujuar në veturat e tyre. /Indeksonline/
