75 Mall Live Search
12:45 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ushtria e Kosovës, Haxhi Shala: Do të vazhdojmë partneritetin me NATO-n

Kryetari i Komisionit Parlamentar për mbikëqyrje të FSK-së Haxhi Shala, ka komentuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, i cili ka thënë se Kosova do të përballet me pasoja serioze nëse e formon ushtrinë.

Ai deklaroi se deri këtu kanë ecur bashkë me partnerin kryesor siç e ka quajtur ai NATO-në dhe se kështu do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Shala ka bërë të ditur se si komision kanë përfunduar të gjitha punët sa i përket ligjeve për FSK-në dhe se ato më 14 dhjetor do të jetë në Kuvend.  Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se vendimi për formimin e ushtrisë së Kosovës është në kohë të gabuar dhe do të ketë pasoja serioze