09:52 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / S Z

Ushtria izraelite thotë se po përgatitet për një operacion tokësor në Gaza

Ushtria izraelite thotë se po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Gaza, por se lidershipi politik ende nuk ka vendosur për një të tillë.

Nënkoloneli Richard Hecht u tha gazetarëve të enjten se forcat “po përgatiten për një manovër tokësore nëse vendoset”, raporton Associated Press.

Izraeli ka thirrur rreth 360 mijë rezervistë të ushtrisë dhe ka kërcënuar një përgjigje të paprecedentë ndaj inkursionit të përgjakshëm dhe të gjerë të Hamasit gjatë fundjavës. Ajo ka nisur sulme ajrore intensive në Gaza që nga sulmi i Hamasit të shtunën, pasi militantët kanë lëshuar mijëra raketa në Izrael.