23:43 / E Shtunë, 20 Janar 2024 / MSH

Ushtria izraelite zbulon tunelin ku Hamasi mbante pengjet në Gaza

Ushtria izraelite thotë se në fund të një tuneli të gjatë në Rripin e Gazës kanë zbuluar disa qeli të ngushta ku besohet se Hamasi mbante rreth 20 pengje.

Zëdhënësi ushtarak, Daniel Hagari theksoi se gjetën pesë dhoma të ngushta pas hekurave metalike, tualete, dyshekë dhe madje edhe vizatime nga një fëmijë peng që u lirua gjatë armëpushimit të nëntorit.

Ushtria publikoi foto nga tuneli nëntokësor dhe tha se dërgoi gazetarë për të dokumentuar tunelin përpara se të shkatërrohej.

Hagari u shpreh se hyrja e tunelit ishte në shtëpinë e një anëtari të Hamasit në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, ku Izraeli ka përqendruar luftën e tij javët e fundit kundër grupit islamik palestinez.

Ai shtoi se tuneli ishte i montuar me dyer shpërthimi dhe eksplozivë.

“Sipas dëshmive që kemi, rreth 20 pengje janë mbajtur në këtë tunel në periudha të ndryshme në kushte të vështira pa dritë dite, në ajër me pak oksigjen dhe lagështi të tmerrshme që vështirëson frymëmarrjen”, tha zëdhënësi.

Disa nga pengjet e mbajtura atje u liruan gjatë armëpushimit njëjavor të ndërmjetësuar nga Katari. Të tjerë janë ndër më shumë se 130 të kapur gjatë sulmit të Hamasit të 7 tetorit në jug ​​të Izraelit që janë ende në Gaza.

Foto të cilat, sipas ushtrisë izraelite, u vizatuan nga pengjet ndërsa mbaheshin rob në Rripin e Gazës nga grupi islamik palestinez Hamas
Një qelizë e nëndheshme e cila, sipas ushtrisë izraelite, është përdorur nga grupi islamik palestinez Hamas për të mbajtur pengje në Rripin e Gazës