19:53 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ushtrime për shtatëzëna, mos e teproni

Nga java e dymbëdhjetë të shtatzënisë shtatzënave u rekomandohen aktivitete të kujdesshme fizike me të cilat më lehtë e përballojnë lindjen.

Në qoftë se nuk ka probleme shëndetësore të cilat mund të ndikojnë në shtatzëni, nëse gryka është e mbyllur fort dhe nuk ka kontraksione, ushtrimi gjatë shtatzënisë lejohet.

Femra mund të ushtrojë gjatë tërë shtatzënisë, mirëpo duhet t’u shmanget aktiviteteve të cilat përfshijnë kërcimet derisa shtrati të mos forcohet për mitre.

Programi i ushtrimeve për shtatzëna patjetër duhet të përmbajë ushtrimet për shtimin e lëvizshmërisë së kërdhokullave, qarkullimin e mirë të gjakut në këmbë dhe duar, shtimin e kapacitetit të mushkërive, forcimin e muskujve të barkut dhe të fundit të komblikut, në mënyrë që të pengohet dhe të zvogëlohen problemet të cilat shfaqen gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, dhe në mënyrë që vetë lindja të bëhet sa më e suksesshme.

Nga muaji i katërt deri në përfundim të shtatzënisë nuk bën të ushtrohet në pozitën e shtrirë më gjatë se pesë minuta, sepse për shkak të presionit të mitrës në enët e mëdha të gjakut mund të shkaktohet kolapsi.

Ushtrimet u përshtaten periudhave të shtatzënisë në atë mënyrë që nuk bëhen të njëjtat ushtrime në tremujorin e dytë dhe të tretë. Sa më shumë që ofrohet lindja, theksi vihet në forcimin e muskujve të cilët përdoren në fazën e tendosjes , d.m.th. në fazën e lindjes së bebes.

Aktiviteti i aerobisë, vrapimi, vozitja e biçikletës, ushtrimi në vegla mund të çojnë në ndërprerjen e zhvillimit të frytit, sepse shpenzojnë sasi të mëdha të oksigjenit.

Por, rekomandimi kryesor është se gratë shtatzëna gjithmonë duhet të veprojnë në varësi me gjendjen e tyre fizike; nëse ndjejnë lodhje apo stërmundim të muskujve, këshilla është që ushtrimet të pakësohen ose të bëhen më të rralla.

Çdo ushtrim dhe veprim gjatë shtatëzanisë bëhet në konsultim me mjekun.