22:43 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ushtrimet me llastik që mund t’i bëni kudo dhe të keni trup të formësuar

Ushtrimet fizike që realizohen vetëm me ndihmën e një llastiku rezistent janë shumë të thjeshta dhe mund të bëhen kudo. Kështu, nëse dëshironi të vendosni në lëvizje çdo muskul të trupit nuk keni përse të shkoni medoemos në palestër dhe të ngrini pesha.

Ne kemi ndërmend ta tonifikojmë trupin tuaj pa përdorur shumë forcë. Fillojmë me tërheqje këmbësh:

Fillimisht qëndroni drejt dhe ngrini sipër për 10- 15 herë njërën këmbë.

Pasi të keni mbaruar punë edhe me tjetrën përkuluni pak përpara dhe vazhdoni sërish me të nejtën procedurë.

Sigurisht, squats- a

Lëreni llastikun në një pozicion fiks dhe bëni squats- a normalisht.

Tërheqje dhe zgjatim

Uluni ngrihuni pa ndalim, nga 10- 15 herë për secilën këmbë.

Gjurin pranë kraharorit

Ky ushtrim është pak i vështirë ama bën magji me muskujt e barkut dhe këmbëve. Nuk ështe  enevojshme të mundoheni shumë, mjafton 5- 10 herë për secilën këmbë.

Ndërtim këmbësh

Presioni që ushtroni te pjesa e pasme e këmbëve (pjesë kjo shumë problematike dhe nënë shënjestrën e celulitit) do të ketë rezultat mjaft të dukshëm edhe te të pasmet. Njësoj si më sipër, ushtrimin bëjeni nga 5- 10 herë për secilën këmbë.

Biçikleta

Jepini biçikletës suaj imagjhinare për 2- 3 minuta.

Tonifikim i të pasmeve

Përsëritja e këtij ushtrimi për 20 herë është mëse e mjaftueshme.

Të tjera:

Për pjesën e brendshme të kofshëve (10- 15 herë për secilën këmbë)

Për bicepsin dhe tricepsin (10- 15 herë)

Dhe në fund, tërheqje muskujsh (stretching)