20:42 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ushtrimet për një stomak të rrafshët

Me siguri se muskujt e barkut mirë të zhvilluar, respektivisht barku i rrafshët e pa dhjamë – është një ëndërr e shumë meshkujve dhe femrave. Ja cilat janë ushtrimet më të mira për ta arritur këtë.

Shtrihuni në shpinë, ngriteni trupin, kurse duart kryqëzoni në bark. Rrini në atë pozitë për nja dhjetë sekonda. Ngritni edhe këmbët.

Këmbën e majtë qiteni mbi atë të djathtën dhe, për nja dhjetë sekonda, mundohuni që të rrini në atë pozitë. Pastaj, 30 herë me radhë, ngadalë ngriteni dhe lëshojeni këmbën e djathtë. Pas kësaj, bëjeni një pauzë prej 20 sekondash dhe vazhdoni njësoj edhe me këmbën tjetër.

Nëse ndjeni ‘pickim’ në kofshë dhe tërheqje të muskujve të barkut, atëherë dijeni se jeni duke bërë ushtrimin mu ashtu si duhet.

Për një bel ideal

Shtrijuni në shpinë. Ngriteni trupin, kurse duart kryqëzojini në bark. Rrini në atë pozitë për nja dhjetë sekonda. Më pas, ngritni edhe këmbët, të paktën 20 cm mbi dysheme dhe bëni lëvizje të shpejta si gërshërë. Do të ishte ideale që, para pauzës së parë, ushtrimet e gërshërëve t’i bëni 50 herë, meqë kështu arrihet efekti më i mirë. Nëse ndieni dhembje në boshtin kurrizor derisa e bëni këtë ushtrim, atëherë bëjeni një pauzë dhe konsultohuni me mjekun.

Për muskuj të fortë të barkut

Shtrijuni në shpinë. Duart vendosni nën kokë dhe ngritni supet. Këmbët lehtazi lakoni në gjunjë. Shpina duhet të jetë e ‘ngjitur’ për dyshemeje.

Filloni që të bëni ushtrime të barkut, duke lëshuar dhe ngritur supet dhe kokën. Pas 40 ushtrimeve të tilla bëjeni një pauzë të shkurtër. Duhet që t’i bëni dy cilke të këtij ushtrimi. Nëse ndieni një djegësi në pjesën e epërme të barkut, mos u brengosni, meqë kjo vetëm është shenjë se jeni duke e bërë ushtrimin ashtu si duhet.