13:42 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Ushtrimet që do të ju ndihmojnë të keni bel të hollë

Nëse jeni të vendosur për të ndryshuar trupin tuaj, saktësisht zonën rreth belit, këtu do të gjeni pesë ushtrime të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimin tuaj.

Biçikleta

Ngrijini shpatullat nga dyshemeja dhe imitoni lëvizjet e biçikletës. Realizoni vetëm një set, ku ushtrimi duhet përsëritur 30 herë.

Kujdes: Nëse keni dhimbje shpine këshillohuni më parë me një specilist.

Përthyerje anësore

Kini parasysh se ky ushtrim duhet bërë nga 15 herë për secilën anë.

Ngritje- ulje këmbësh

Ushtrimi në fjalë aktiviozn veçanërisht muskujt e sipërm të barkut. Një set me 15 herë është mëse i mjaftueshëm.

Zgjatje krahësh

Mbajini këmbët të përthyera njësoj si në foto dhe uluni- ngrihuni, si një mënyrë kjo për të forcuar fundin e barkut. Realizojeni 30 herë.

Pozicioni zog- qen

Ushtrimi në fjalë konsiston në tendosjen e trupt si në foto dhe më pas në ngritjen e njërës këmbë kombinuar me krahun tjetër. Pozicioni kërkon ekuilibër, shumë mund dhe sigurisht siguron rezultat të padikutueshëm. Qëndroni “në ajër” për 2 sekonda e më pas ndërroni këmbën dhe krahun. Mjafton 15 herë për secilën anë.

Në fund mos harroni shtriqjen muskulare për 15- 30 sekonda.