16:13 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ushtroi dhunë fizike ndaj gruas, prishtinasit i ngritet masa e paraburgimit

Prishtinë, 27 korrik 2020 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.B. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulmi nga neni 184 par 3 pika 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka konsideruar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPP-së kundër të pandehurit F.B. dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Sipas Gjykatës masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri F.B. mund të  përsëris  veprën  penale,  duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, e cila vepër penale dyshohet se është kryer në ambiente familjare në prezencë të fëmijëve të tyre, duke krijuar shqetësime edhe për fëmijët e që të njëjtit mund të kenë pasoja psikologjike për të ardhmen e tyre.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.