Usyk fton Joshuan, po stërviten së bashku për meçin e radhës
Oleksandr Usyk ka tërhequr vëmendjen gjatë përgatitjeve të fundit, teksa është parë duke ndarë këshilla me Anthony Joshua në kampin stërvitor.
Boksieri ukrainas po vijon përgatitjet intensive për përballjen e tij të shumëpritur ndaj Rico Verhoeven, një duel që pritet të zhvillohet në një skenë spektakolare pranë Piramidave të Gizës, shkruan Indeksonline
Prania e Joshua në kamp dhe bashkëpunimi mes dy emrave të mëdhenj të boksit ka shtuar interesin për këtë sfidë, e cila premton spektakël dhe nivel të lartë konkurrimi.
Oleksandr Usyk shares tips with Anthony Joshua in training camp as he prepares for his clash with Rico Verhoeven at the Pyramids of Giza 💥
— Ring Magazine (@ringmagazine) March 18, 2026
Glory in Giza | May 23rd | Live on DAZN 🥊 pic.twitter.com/QonolEYIyR
Eventi “Glory in Giza” do të mbahet më 23 maj dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në DAZN, duke pritur vëmendjen e fansave nga e gjithë bota./Indeksonline/

