18:37 / E Diele, 04 Korrik 2021 / A. A

Uzuni: Nëse shënoj kundër Prishtinës nuk do të festoj

Prishtina triumfoi në turin parakualifikues të Ligës së Kampionëve për të siguruar pjesëmarre në rrethin e parë kualifikues.

Këtë të martë, kampioni kosovar ballafaqohet me Ferencvaroshin e Hungarisë.

Për sulmuesin shqiptar Myrto Uzuni që luan te hungarezët, ndeshja me Prishtinën do të jetë e veçantë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, thotë se nuk do të festojë nëse shënon gol.

“Normalisht që është speciale sepse ndeshem me një ekip shqiptar dhe emocionet janë të mëdha por gjithsesi le të fitojë më i miri. E kam ndjekur Prishtinën sepse aty ka lojtarë shqiptar me të cilët jam ndeshur edhe përpara në Superligën shqiptare. Kam dijeni për ekipin e Prishtinës. Duke parë Evropianin që po zhvillohet tani, në futboll nuk ka favoritë të dy ekipet kanë shanset e barabarta dhe nuk i dihet fushës së futbollit se çfarë sjell. Futbolli na ka treguar që ka edhe çudira. Prishtina është ekip shqiptar dhe nëse shënoj gol nuk do të festojë” deklaroi Uzuni për Indeksonline.

Edicionin e kaluar, Uzuni luajti në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me Ferencvaroshin duke shënuar 3 gola në 9 ndeshje.