12:07 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

Uzuni sjellë ‘magjinë’ nga gjuajtja e lirë!

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni ka shënuar gol spektakolar nga gjuajtja e lirë dje në ndeshjen ndaj Pushka Akademi.

Një gol më ndryshe për sulmuesin shqiptar, pasi ka ardhur me një goditje dënimi që ai e ka ekzekutuar me një saktësi mbresëlënëse.

Edhe pse kishte dominuar duke krijuar raste, Ferencvaroshi e shihte veten në disavantazh ndaj vendasve. Por në minute e 82-të, kur skuadra kryesuese e kampionatit fitoi një goditje dënimi në kufi të zonës, Uzuni mori përsipër ekzekutimin e saj. Sulmuesi kaloi murin me një trajektore të shkëlqyer dhe dërgoi topin në rrjetë, me portierin që mbeti i shtangur dhe as nuk reagoi.