10:29 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vajza 18-muajshe e Kylie Jennerit bën debutimin e saj në qilimin e kuq

Vajza e Travis Scott dhe e Kylie Jennerit, Stormi Webster, bëri debutimin e saj zyrtar në qilimin e kuq në premierën Santa Monica të dokumentarit të tij Netflix të martën.

Vogëlushja 18- muajshe mori pjesë në premierën e dokumentarit të babait të saj, reperit, Travis Scott ‘Look Mom I Can Fly’, transmeton Indeksonline.

Miliarderija Jenner, padyshim rrëmbeu gjithë vëmendjen, e veshur në fustan elegant  të bardhë, ajo u kujdes t’i spikaste linjat e saj perfekte, teksa e shoqëruar nga i dashuri, dhe vajza e saj, Stormi, familja e famshme shkëlqyen në qilimin e kuq.

Kujtojmë se kjo vjen pas festimeve luksoze të ditëlindjes së 22-të të Kyliet në Itali.

Ndryshe, Scott dhe Jenner nisen fillimisht lidhjen në prill të 2017-s, vetëm një muaj pasi ajo i dha fund marrëdhënies trevjeçare me Tygan.