10:50 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vajza e Astritit me lule në dorë

Sot janë bërë tre vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Më 5 nëntor të vitit 2016, Dehari u vra në rrethana të panjohura në burgun e Prizrenit.

Sot në këtë përvjetor të tij, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryesia e këtij subjekti politik, së bashku me  familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që ia morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë.

Për te varri i babit të saj ishte nisur edhe Arsa Dehari e veshur me bluzën “Drejtës për Astritin” dhe me një lule në dorë.

Arsa Dehari është vajza e Astrit Deharit, e cila lindi shtatë muaj pas vdekjes së aktivistit Dehari. Ndërsa emri i saj, mban pikërisht shkronjat e babait të saj.

Image may contain: 1 person

Kurse babi i të ndjerit Astrit Dehari,  Avniu falënderoi të gjithë në emër të familjarëve për mbështetjen që po i ofrojnë familjes së tij në këto ditë.Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një sërë aktivitetesh. Duke filluar nga ora 12:00 do mbahet marshi me moton: “Një popull për drejtësi”, pastaj në selinë qendrore të Vetëvendosjes do të dhurohet gjak. Ndërsa në Prizren, do ndizen qirinj për të përkujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili u gjet i vdekur në qelinë ku po mbahej.