18:29 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vajza e dhunuar në Afrikë bën vetëvrasje

Një studente ishte dhunuar në Afrikën e Jugut dy muaj më parë. Kjo bëri që studentja 23 vjeçare të bëjë vetëvrasje. Kjo ka nxitur një reagim të opinionit në Afrikë, transmeton Indeksonline.

Khensani Maseko, një studente në Universitetin e Rhodes në Grahamstoën, tha se ishte përdhunuar nga një student tjetër në maj, sipas një deklarate nga universiteti.

Më 3 gusht, ditën kur vrau veten, Maseko postoi një mesazh në mediat sociale.

“Askush nuk meriton të përdhunohet,”-shkruante ajo. Llogaria e saj në Instagram është fshirë.

Universiteti i Rhodes konfirmoi vdekjen e saj dhe tha se autoritetet mbajtën një takim me prindërit e Maseko kur ajo raportoi në korrik se ishte përdhunuar, shkruan Metro, transmeton Indeksonline.

Universiteti tha se ishte dakord që studentja të shkonte në shtëpi në pritje të një hetimi mbi pretendimet e saj.

Studenti i akuzuar për përdhunim është pezulluar, por sipas deklaratës vdekja tragjike e Khensanit nuk do ti japë fundit hetimit për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje.

Flamuri i Universitetit do të qëndrojë në gjysmë shtize për të nderuar Masekon./Indeksonline/.