21:22 / E Diele, 08 Dhjetor 2019

Vajza e këngëtares shqiptare feston ditëlindjen, e bukur ashtu si e ëma

Coco Antonel është vajza bukuroshe e regjisores së njohur, Inis Gjoni, e ajo feston sot ditën e lindjes.

Flokët kaçurrela, sytë me ngjyra dhe gjithë portreti i saj, pak si mami e pak si teze Ingriti e bëjnë atë një ndër vogëlushet më të bukura të showbizit shqiptar.

E në ditën më të bukur të Coco, mami Inisi i ka bërë një urim të veçantë në profilin e saj në “Instagram”. Inis shprehet se “është ashtu siç ajo e kishte ëndërruar” dhe e quan një bekim në jetën e saj.

Ajo ka publikuar edhe një fotografi të Coco, ku shfaqet portreti i saj i bukur.

“Je gjithcka cfare kam dashur ,je ashtu sic dua .. je ashtu si te kam enderruar .. je nje bekim .. Nuk e di ne ka me teper se kaq,por une nuk do te kerkoja asgje me teper … vetem mirenjohje qe Zoti me dhuroj gurin me te cmuar Dhe 100 vite te Bekuara Coco-Antonel”, shkruan Inis Gjoni në “Instagram”, shoqëruar me fotot më të reja të vajzës.