18:34 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Vajza e Kim Kardashian i hyn biznesit

Është vetëm 5 vjeç, por mesa duket vajza e Kim Kardashian, North West, ka vendosur të fillojë karrierën e saj si ‘blogger’.

Para disa ditësh, Kim ka zbuluar në ‘Twitter’ se vajza e saj ishte një fanse e Jojo Siwa, një 15-vjeçare, e cila është bërë e njohur për shkak të videove në ‘Youtube’. North dhe Jojo kanë pasur dhe një bisedë në telefon, gjë që e kishte emocionuar shumë atë sipas Kim, por mesa duket kjo telefonatë ka qenë për të diskutuar për ‘biznes’.

Jojo ka zbuluar për ‘E!News’ se ajo do të publikojë një video në bashkëpunim me North, madje Kim mund të shfaqet në disa skena. Nuk ka asnjë detaj në lidhje me përmbajtjen e videos, por të gjithë po shpresojnë të shohin North duke kërcyer.