09:26 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Vajza e Lavdrim Muhaxherit në Shqipëri, familjarët s’duan ta marrin pa pëlqimin e nënës

Pak ditë më parë gruaja dhe vajza e kreut të shqiptarëve të ISIS-sit erdhi në Shqipëri.

Në këtë shtëpi në Kaçanik jetojnë familjarët e Lavdrim Muhaxherit, i cili ishte udhëheqës i shqiptarëve në formacionet ushtarake të ashtuquajtura Shteti Islamik, në Siri.

Ndër 5 persona të ardhur në Shqipëri, është edhe vajza e Lavdrim Muhaxherit, bashkë me nënën e saj shtetase shqiptare. Të lodhur nga mediat, babai dhe vëllezërit e Muhaxherit nuk kanë pranuar të flisnin para kamerave.

Prapa kamerave thonë se ende nuk kanë kontaktuar me nënën e vajzës, në këtë rast gruan e Muhaxherit dhe nuk duan që ta marrin vajzën në Kaçanik pa pëlqimin e saj.

Lavdrim Muhaxheri besohet të jetë vrarë në luftërat e Sirisë, në qershor të vitit 2017.

Bedri Elezi, drejtor për siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare mirëpret veprimin e Qeverisë shqiptare për kthimin qytetarëve shqiptarë. Shpreson që shpejt të kthehen edhe qytetarët e tjerë të Shqipërisë, si edhe të Kosovës të mbetur nëpër kampe në, Siri.

Kosova në prill të vitit të kaluar kishte riatdhësuar 110 persona, shumica gra e fëmijë, të cilët gjendeshin në kampet siriane./Klan Plus/