21:57 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Vajza e Michael Jackson mohon thashethemet për vetëvrasje

Vajza e yllit të muzikës, Michael Jackson, Paris ka mohuar thashethemet se është dërguar në spital pas tentimit për vetëvrasje.

Sipas TMZ, policia kishte pranuar një telefonat  nga shtëpia e Paris në Los Angjelos, të dielën rreth orës 7:30 në mëngjes, pasi ajo kishte tentuar të vetëvritet, shkruan Indeksonline.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Paris, e cila përmes një statusi në Twitter i ka quajtur gënjeshtar të gjitha raportimet në media.

“Gënjeshtër, gënjeshtër dhe më shumë gënjeshtra” ka shkruar Paris.

Ndryshe, në një dokumentar që u publikua së fundi në HBO dhe Channel 4, Michell është akuzuar për abuzim seksual ndaj të miturve./Indeksonline/