14:50 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Vajza e Shyhrete Behlulit ka ditëlindjen, kështu e uron këngëtarja

Sot ka festë në familjen e artistes së njohur, Shyhrete Behluli, kjo pasi vajza e saj, Gresa feston ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë për të bijën nuk kishte si të mungonte një urim nga vet Shyhretja.

Artistja e mirënjohur e muzikës popullore ka ndarë me adhuruesit në Instagram një fotografi përkrah vajzës së saj duke bërë edhe një urim.

 “Urime ditëlindjen zemra e mamit”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, këngëtarja vetëm pak ditë më parë ka lansuar këngën e re “Pendimi” që erdhi e realizuar edhe me videoklip./Indeksonline/