11:42 / E Martë, 04 Tetor 2022 / B O

Vajza e Steven Gerrard,e lidhur me djalin e bosit të krimit e drogës

Lilly Gerrard, vajza 18-vjeçare e Steven Gerrard (ish-lojtari dhe kapiteni legjendar i Liverpool-it, trajneri aktual i Aston Villa), është në lidhje me Lee Byrne që nga prilli. Sipas gazetës “The Sun”, ky i ri është djali i Liam Byrne, një bashkëpunëtor dhe toger i afërt i biznesmenit irlandez Daniel Kinahan, i cili ka qenë i lidhur me vrasje, trafik droge e pastrim parash si drejtues i kartelit Kinahan.

Vajza e Steven Gerrard ka gjashtë muaj që është në lidhje me djalin e një gangsteri nga karteli i krimit Lilly Gerrard duket se po përzihet me personat e gabuar, pasi raportet tregojnë se ajo është takuar me Lee Byrne në gjashtë muajt e fundit. Së fundi shkuan së bashku për pushime në Ibiza, duke ndarë foto nga “arratisja” e tyre në Instagram.

Gerrard u fotografua javën e kaluar së bashku me babain e Lee, Liam, 41 vjeç, në një video-telefonatë, pavarësisht lidhjeve të tij me biznesmenin irlandez Daniel Kinahan, i cili ka qenë i lidhur me vrasjet në Mbretërinë e Bashkuar, pastrim parash dhe kontrabandë droge prej shumë milionë paundësh.