09:22 / E Martë, 07 Korrik 2020

Vajza e Steven Spielbergut fejohet me aktorin shqiptar!

Vajza e regjisorit të njohur amerikan, Steven Spielberg, 23- vjeçarja Destry Allyn Spielberg është fejuar me një aktor shqiptar.

Çifti është në lidhje nga 2017-a dhe së fundi ka vendosur që këtë marrëdhënie ta dërgojë në një tjetër fazë duke u kurorëzuar.

“Përshëndetje jam fejuar. Jam shumë e emocionuar ta vazhdoj jetën me shokun tim më të mirë. Kjo është dita më e mirë ndonjëherë. Të dua shumë Genc Legrand”, ka shkruar ajo në postimin në Instagram.

Pasi u bë i ditur lajmi nga Destry, kurioziteti i mediave të huaja ka qenë se kush është Genc LeGrandi dhe kanë zbuluar disa detaje mbi të.

Në mediat e huaja thuhet se Genci është aktor me profesion dhe ka nënshtetësi zvicerane, mirëpo origjina e tij është shqiptar nga Tetova.

Mos i humb