19:27 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Vajza e vogël kosovare nga Zvicra apel për ariun: Mos më vrisni!

Diskutimet për vrasjen e ariut nga institucionet e Kosovës kanë prekur adhurues të kafshëve në gjithë vendin, përcjellë Indeksonline.

Vrasja e mundshme e ariut i cili javë më parë ka sulmuar disa dele në një fshat në Prizren  ka bërë që të ketë reagime të shumta, pro dhe kundër.

Mirëpo jo vetëm në Kosovë.

Një katër vjeçare nga Kosova që jeton në Zvicër përmes një vizatimi të bërë në rrugët e Menziken Argau ka bërë thirrje që ariu “problematik” të mos vritet.

“Mos më vrisni” është mbishkrimi i vizatimit të Anisa Destanit. /Indeksonline/