21:45 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vajza e vogël vraponte në mes të rrugës, shikoni si shpëtohet nga një vozitëse!

Një vozitëse e cila ishte duke vozitur me makinën e saj papritmas ka hasur në një vogëlushe e cila ishte duke vrapuar nëpër rrugën kryesore në Kent.

Me këtë rast zonja ka ndaluar makinën e saj dhe është nisur në drejtim të fëmijës e cila gjendej e hutuar në rrugë.

Për fatin e mirë të vogëlushes në ato momente nuk ishte duke qarkulluar ndonjë makinë e cila do të mund t’ia rrezikonte asaj jetën.

Mësohet se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat vrojtuese të qytetit (CCTV) të cilat e kanë regjistruar ngjarjen.

Tashmë vogëlushja është bashkuar me familjen e saj derisa emri i heroinës nuk është zbuluar deri të tani./Indeksonline/