10:44 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vajza e Xhemajl Mustafës: Qe 20 vite as te kush me kërku drejtësi për vrasje të babës s’po di, moti i kam fshi duart nga bashkëpartiakët e tij

Pas deklaratës së dhënë nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa lidhur me gjendjen shëndetësore të kryeministrit Avdullah Hoti pasi i njëjti bëri të ditur se është prekur me COVID-19 ka reaguar edhe vajza e ish- veprimtarit të vrarë të kësaj partie, Xhemajl Mustafa.

Beriane Mustafa tha se që 20 vite nuk po di as te kush me kërku drejtësi për babain e saj.

Përpos kësaj ajo goditi edhe LDK-në, duke thënë se moti i ka fshirë duart edhe prej bashkëpartiakëve të Xhemajl Mustafës, transmeton Indeksonline.

“Sa mire po dini me shfajësu edhe mbrojtë vetën…avokatë të mirë, miliona në dispozicion për mbrojtje, e të gjitha mekanizmat shtetërorë për të treguar që jeni të pafajshëm. E unë që 20 vite as te kush me kërku drejtësi për vrasje të babës nuk po di. Moti i kam fshi duart edhe prej bashkëpartiakëve të tij”, ka shkruar ajo.

Ndryshe Mustafa reagoi sot pas një shkrimi të deputetes Mimoza Kusari-Lila  e cila tha se kryeministri Avdullah Hoti ka shkelur protokollin duke mos u izoluar që nga testimi për COVID-19./Indeksonline/