10:18 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Vajza: Për Krishtlindje bëra seks me kolegun tim, por kam të dashur dhe…

Rrëfimi:

Jam 24 vjeçare, kurse i dashuri im është 23. Unë nuk ndjej asgjë kur ai flet rreth të ardhmes tonë, transmeton Indeksonline. AI është siguria ime sepse nuk dua që të mbetem vetëm, por kjo është krejt arsyeja pse unë po rri me të.

Punoj në një qendër të thirrjeve të një dyqani të madh të blerjeve online. Duhej t`ia tregoja punën një kolegu dhe që nga ajo ditë tensioni seksual u rrit.

Ai nisi të më dërgonte mesazhe private. Natën e Krishtlindjes ne ishim bashkë gjatë tërë natës…u puthëm. Nuk më interesonte nëse do të na shihnin kolegët tjerë.

Më dërgoi në shtëpinë e tij. Kurrë në jetën time nuk e kisha ndjerë aq shumë seksin. Pata orgazmën më të mirë ndonjëherë.

Ditën tjetër shkova në shtëpi dhe i thash të dashurit që kisha qëndruar me koleget e punës dhe kishim pirë shumë.

Të hënën kur shkova në punë, djali që kisha bërë seks me të erdhi dhe më tha se duhet të bisedonim.

Më vonë ershi në banesën time deri sa i dashuri im kishte dalë me shokët e tij. Sa ishim duke shkuar mirë, ai u ngrit nga shtrati dhe tha “s`mund ta vazhdoj më këtë”. Qëndruam pa folur dhe kështu ai u largua në mëngjes, transmeton Indeksonline.

Kam qenë duke punuar në një program tjetër qëkur filloi viti i ri, kështu që ka kohë që nuk e kam parë më atë. Nuk e di çfarë të bëj.

Përgjigja e psikologes:

Është e qartë se ky person nuk do të përfshihet në një lidhje, kur ju keni një tjetër.

Bisedoni me të dashurin tuaj për ndjenjat tuaja dhe pyeteni nëse ai është i lumtur me gjërat ashtu siç janë. Gjejeni një mënyrë më pak të dhimbshme ta pranoni ndarjen, nëse vendosni që shkëndija është shuar, transmeton Indeksonline.

Kaloni pak kohë vetëm, dhe nëse djali te puna juaj është akoma anej, nëse ndjeheni e gatshme atëherë mund të vazhdoni kontaktet ku i keni lënë./Indeksonline/