13:19 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vajza që duket si Melania Trump në videon e reperit merr kërcnime për vdekje

Melanie Marden që luan rolin e Melania Trump në videon provokative të reperit TI, ka marrë shumë kërcnime për vdekje. Por ajo nuk është penduar që e ka bërë këtë, transmeton Indeksonline.

Për TMZ ajo ka thënë se nuk i besohet që njerëzit janë aq të inatosur sa që e kërcënojnë me vdekje. Marden beson se njerëzit duhet të qetësohen dhe të fokusohen në probleme më të mëdha.

Në videon Marden e paraqet Melania Trump si striptere të reperit TI, ku shfaqet e zhveshur dhe bën vallëzim provokues./Indeksonline/

Temat: